Mbrëmjen e djeshme, në skenën magjike të “Dancing With The Stars Albania”, këngëtarja Fifi mori një propozim për martesë nga partneri i saj, Adis Patushi.
Mirëpo gjatë këtij momenti, diçka e papritur i ka ndodhur Fifit.
Ajo ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram se qenushi i saj ka humbur, duke kërkuar ndihmën e ndjekësve për ta gjetur.
“Te dashur miq te instagramit, me duhet ndihma juaj! Sot rreth ores 20:00 tek Medreseja/Farmacia 10, gjate kohes kur kemi qene ne spektakel, qenushja ime ka dalur nga shtepia dhe ka humbur. Goca ime e ka emrin Beba dhe Raca eshte Maltese mixed me Yorkshire. Ju lutem kushdo qe mund ta keni pare diku ne rruge ose nese e keni gjetur, me lajmeroni!!”, njofton Fifi.