Reagon Bleona Qereti pasi u tha se do të bëhet pjesë e Big Brother VIP 3

Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se Bleona do të rikthehet në Shqipëri për tu bërë pjesë e “Big Brother VIP 3”.

Madje, burime për “Panorama” konfirmuan se këngëtarja i ka thënë PO ftesës për t’iu bashkuar programit.

Mirëpo sot Bleona i ka hedhur poshtë thashethemet përmes një postimi në Instagram.

Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin në ekran më duhet t’ju them që këto lajme nuk janë të vërteta”, shkruan Bleona teksa i bën thirrje portaleve t’i heqin lajmet.

https://www.instagram.com/p/C1AB8lkrris/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==