Me siguri keni parë nëpër rrjete sociale video ku njerëzit shkruajnë për ato që njihen si “toxic traits” – tipare toksike.
Tiparet toksike i referohen zakoneve, sjelljeve dhe veprimeve të vazhdueshme që dëmtojnë të tjerët. Natyrisht, identifikimi i njerëzve toksikë në jetën tuaj mund të jetë i ndërlikuar.
A keni kaluar ndonjëherë kohë me dikë që dukej miqësor, por ju ka lënë të ndiheni të pasigurt dhe të rraskapitur emocionalisht pasi keni shkuar në shtëpi? Nëse po, mund të keni takuar dikë që ka tipare toksike të personalitetit.
Ja disa shembuj të tipareve toksike
Negativiteti: një person me negativitet mund ta shohë botën si të ftohtë, mizore dhe të keqe. Ata shpesh ankohen, të prishin humorin ose i bëjnë njerëzit e tjerë të ndihen keq me komente dhe veprime të pasjellshme.
Paragjykimi: gjykon ngjarje, situata dhe njerëz pa ditur asgjë, pa pasur asnjë përvojë. Për shembull mund t’u thotë se një organizim do të jetë i mërzitshëm, ndonëse nuk ka nisur ende.
Pandershmëria: dikush me këtë tipar gënjen dhe mashtron të tjerët. Shumë njerëz përdorin pandershmërinë si një mekanizëm përballues.
Ngurtësia: një person i ngurtë mund të jetë kokëfortë, jo fleksibël dhe i paaftë për t’u përshtatur kur gjërat nuk shkojnë siç është planifikuar.
Vrazhdësia: shfaq sjellje të vrazhdë mund të flasë ose të veprojë me sjellje që shumica e njerëzve do t’i përcaktonin si të papërshtatshme nga ana kulturore. Për shembull, mund të drejtohen pa thënë “faleminderit” ose “të lutem”.
Mungesa e ndjeshmërisë: një personi të cilit i mungon empatia për të tjerët mund të mos i kuptojë ndjenjat dhe mendimet e njerëzve të tjerë. Për shembull, një drejtuesi të cilit i mungon empatia mund të mos e vërejë se një nga punonjësit e tij nuk ndihet mirë fizikisht/emocionalisht.
Cinizmi: një njeri që shfaq cinizëm mund të mendojë se interesat dhe qëllimet i motivojnë njerëzit në dëm të të tjerëve. Për shembull, një person cinik mund të supozojë se një person i sjellshëm ishte i tillë vetëm për bakshish të mirë.
Pamaturia: mund të mos e konsiderojë rrezikun që veprimet e tij paraqesin mbi veten ose të tjerët. Për shembull, mund t’ju inkurajojë të ndërmerrni një aktivitet të rrezikshëm.
Prirja për të nisur debate: merr gëzim ose kënaqësi nga fillimi i debateve. Jo çdo konflikt është i keq, por të nisësh debate për hir të debatit mund të jetë i dëmshëm.
Dominanca: një person mund të marrë përsipër një situatë, të kërkojë kontroll ose të ketë ndikim mbi të tjerët. Për shembull, një koleg drejtues mund të menaxhojë pjesën tuaj të projektit, pavarësisht se nuk ka autoritet mbi ju.
Arroganca: një person që shfaq arrogancë mund të besojë se është më inteligjent dhe më i rëndësishëm se të tjerët. Si të tillë, ata mund t’i trajtojnë të tjerët në mënyrë të vrazhdë ose me mospërfillje.
Lakmia: një person që është “i pangopur” mund të marrë më shumë seç duhet në dëm të të tjerëve.
Fshehtësia: mund t’i fshehë veprimet dhe fjalët e tij nga të tjerët për përfitime personale. Për shembull, një koleg mund të prishë punën tuaj duke neglizhuar të të përcjellë një udhëzim të rëndësishëm nga shefi.
Përçarja: një individ i tillë mund të flasë ose të ndërpresë të tjerët për përfitime personale. Për shembull, një punonjës mund të vendosë muzikë me zë të lartë në zyrë.
Impulsiviteti: dikush që është impulsiv mund të marrë vendime të nxituara bazuar te emocionet.
Absolutizmi: një person me këtë tipar mund t’i shikojë situatat, njerëzit ose botën përmes një binari si “mirë apo keq”. Për shembull, një mik i tillë mund ta shohë një mik tjetër si të keq, sepse e mërziti për diçka, pavarësisht se shoku kërkon falje.
Burimi: /Anabel