Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Po mund të konfirmoj si rast, se tre persona kanë vdekur në aksident dhe tre tjerë janë lënduar, për më shumë detaje merret njësiti i autostradave”, tha ai.
Mësohet se viktimat janë të moshës rreth 20-vjeçare.
Viktimat janë: L.S, M.D dhe N.B.
(Pamjet e aksidentit të cilat janë duke qarkulluar në rrjetet sociale)