Dashi-Dita ka një ton serioz prandaj merrni parasysh këtë kur të keni dëshirën për të bërë një shaka me një mik. Mbajini gjërat reale. Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për çdo detyrë. Blini disa bimë për shtëpinë tuaj. Ju keni një natyrë të disiplinuar që do t’ju ndihmojë të përfundoni gjërat që dëshironi.
Demi-Disa dyshime që keni pasur në të kaluarën mund të vërtetohen sot. Është shumë e rëndësishme që të përdorni logjikën. Mund të përballeni me një person që është afër, por komploton kundër jush. Duhet të mendoni për një partner nëse jeni beqarë. Nëse jeni çift, duhet ta mendoni për ta çuar marrëdhënien në një nivel tjetër.
Binjakët-Mërkuri dhe Marsi mund të përshpejtojnë efektet pozitive të Jupiterit dhe t’ju sjellë kënaqësi të shumta. Është momenti i duhur për të menduar projekte të reja.
Gaforrja-Kundërshtarët po përpiqen t’iu ulin poshtë prandaj kujdes. Do të jeni në gjendje t’i mposhti dhe atyre nuk ka për t’iu ngelur gjë veçse të pranojnë arritjet tuaja. Takohuni me miqtë dhe kaloni kohë sa më të bukur.
Luani-Sot do bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm e vetëm për të rikthyer alegrinë dhe entuziazmin në jetën tuaj në çift. Në planin financiar do i zgjidhni të gjitha problemet dhe do ndiheni disi më të qetë.
Virgjëresha-Nuk do iu pëlqejnë aspak detyrimet dhe të zakonshmet në jetën tuaj në çift. Do kërkoni të provoni gjëra të reja që t’iu sjellin emocione. Kujdes mos tentoni të shikoni dikë tjetër se kur ta humbni partnerin/en do iu vijë keq. Falë disa shpenzimeve që do bëni financat do të dobësohen.
Peshorja-Çdo ditë që kalon, partneri/ja juaj mund të largohet prej jush. Jupiteri i mbështet projektet tuaja dhe sot do t’ju japë mundësi të mira për t’i çuar deri në fund. Jeni në rrugën e duhur.
Akrepi-Mos ngurroni të ecni përpara me planet tuaja. Kjo është një ditë e shkëlqyer për të vepruar. Ju keni mbledhur dhe analizuar shumë të dhëna kohët e fundit. Tani është koha për ta përdorur mirë atë informacion. Ju ndihmoheni nga një rritje shtesë e besimit të brendshëm dhe forcës emocionale. Qasja juaj e bazuar dhe konservatore do të shpërblehet shumë. Nuk mund të kërkosh një ditë më produktive!
Shigjetari-Përgjithësisht jeni shumë të qartë. Por sot aftësia për të menduar me arsye do të vështirësohet për shkak të problemeve personale dhe pasigurive. Tani nuk është dita e duhur për të nisur një projekt të ri, ose një lidhje dashurie. Kujdes mos merrni vendime të gabuara.
Bricjapi-Hëna dhe Afërdita do t’ju mbështesin në planin sentimental duke ju risjellë harmoninë në raportet me partnerin. Toleranca juaj do të sjellë një frymë të re në raportet me të tjerët.
Ujori-Jeni njerëz që e doni familjen dhe vlerat që ajo përcjell. Problemet që iu dalin përpara përpiquni t’i mposhtni me buzëqeshje. Karakteri juaj është shumë pozitiv dhe do t’iu shoqërojë gjatë jetës. Iu kërkohet shumë durim sot në lidhje me partnerin. Bëni kujdes me ato që thoni nëse doni që të keni harmoni në çift. Gjërat e vogla mund të nisin probleme të mëdha.
Peshqit-Për pjesën më të madhe të çifteve, dita e sotme do jetë e qëndrueshme. Vetëm ata që kanë pasur probleme serioze para disa kohësh do jenë në një periudhë reflektimi. Financat do i menaxhoni me shumë maturi dhe situata mund të fillojë të stabilizohet./tvklan.al