Linda Halimi dhe Buci kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, ku shkak u bë një koment negativ i konkurentit, i cili e quajti atë një këngëtare pa lidhje.
Situata degradoi kur ai e ka krahasuar zgjuarsinë e Lindës dhe Shqipes me dy lopë, ndërsa këngëtarja i tha atij që është i gatshëm që të shesë shpirtin dhe të bëjë çdo gjë për 200 mijë euro.
Buci: Këngëtare pa lidhje dhe person pa lidhje je për mua. Çfarë do të japësh në këtë lojë përveç banalitetit dhe gënjeshtave që ke dhënë pa lidhje.
Linda: Këngëtare pa lidhje e ka vlerësuar bota. Ti e ke poshtëruar veten publikisht. Ty të lënë vetëm që të mbushësh numrin.
Buci: Për çfarë arsyeje? E ty për çfarë të lënë këtu?
Linda: E di un se për çfarë më lënë këtu, e kam me mesazh.
Buci: E din se si më dukesh ti dhe shoqja jotë Shqipja? Ju shikoj si dy lopë.
Linda: Kështu na shikon ti, na krahasove edhe me lopë. Ti e quan një femër me lopë. Ti e tregon veten, thon budallen mos e pyt se të tregon vetë.
Buci: Ashtu je nga truri.
Linda: Unë e di që ti je në gjëndje të bësh çdo gjë për lojë, por pse del një njeri dhe e poshtëron veten në atë mënyrë, mua më kishte ardhur turp. Unë kam argumente, fakte dhe pamje që ti ia ke futur dorën vajzës. Ti je i fejuar. Me i than vetes që je burrë i fejuar dhe me ja fut duart tjetrës është turpi i botës.
Buci: Unë nuk ja kam futur duart, por ja kam kapur dorën vetëm për shkakun tuaj.
Linda: Ti je në gjendje të bësh çdo gjë për 200 mijë euro, ti shet shpirtin.