Deklaratat e personazheve publik të ftuar në premierën e filmit “5 Herë Jo” po vazhdojnë ende të komentohen.
Si një mik i Bora Zemanit për shkak të bashkëpunimit 3 vjeçar në programin “Për'puthen”, Arjan Konomi tha fjalët e tij rreth filmit.
Ai u shpreh entuaziast për të parë filmin e plotë tek u shpreh se dyshja i ka treguar sekuenca të vogla gjatë kohës së xhirimeve.
Sakaq, gazetari Eni Shehu e ngacmoi Arjanin të tregonte më shumë rreth kohës kur Bora nuk ishte në periudhën më të mirë me Donaldin, duke nënkuptuar këtu kohën gjatë pjesmarrjes së aktorit në BBV dhe romancën me Beatrix Ramosaj.
Opinionisti tregoi se asokohe së bashku me Borën kanë ndejtur netë të gjata duke e diskutuar, por edhe jo, situatën e bujshme, ndërsa gjendeshin ‘të mbytur' në mërzinë e Borës.
Arjani shtoi se ai ende kishte shumë shpresë dhe i thoshte Borës se gjërat do të ndryshojnë, e kështu ndodhi.
Tashmë opinionisti duket i lumtur që dyshja janë sërish me njëri tjetrin më mirë se kurrë.