Zbulohet lidhja e gazetares shqiptare me vëllain e binjakëve Veshaj (Video)

Një tjetër detaj që mori vëmendjen nga premiera e filmit 5 herë jo” mbrëmjen e djeshme, ishte Mario, vëllai i binjakëve Veshaj.

Ai ka bërë daljen e parë publike krah partneres së tij, gazetares Kristina Mere. Dyshja u shfaqën në tapetin e kuq të kësaj premiere.

Ata janë fotografuar së bashku dhe fansat nuk kanë ngurruar që t’i urojnë për lidhjen e tyre.

Kjo premierë ishte e mbushur me plot surpriza. Një prej tyre; propozimi për martesë i Donaldit për Borën. Një moment mjaft i bukur që i emocionoi të gjithë.