Mbrëmja e djeshme ishte shumë e rëndësishme për Donaldin dhe Borën, pasi ishte edhe premiera e filmit të tyre të parë të realizuar.
Në një intervistë për tapetin e kuq, ishte dhe Erion Bubullima, regjisori i “5 Herë Jo”.
I pyetur për ngjashmërinë e filmit “5 Herë Jo” dhe “Proposal”, ai tha:
“Referenca mund të marrësh nga çdolloj filmi. Komedia ajo është. Për këtë nuk di çfarë të them për këtë:.
Bubullima u pyet edhe se si duken Bora dhe Donaldi si aktorë, ku tha:
“Si aktorë mund të jenë shumë më profesionistë se disa aktorë të tjerë. Bora është shumë e talentuar, dhe Donaldi po”.
Lidhur me filmin, Erion Bubullima shtoi:
“Kemi përdorur stile të ndryshme kinematografie. Është një ‘love comedy’ dhe shumë emocional në fund. Kjo është ajo që të bën përshtypje. Ky është projekti im i tretë kinematografik. Unë jam i afeksionuar pas çdo filmi që kam bërë. Por është momenti që të kemi një dëshirë më të madhe për filmat shqiptarë. Për nga cilësia, mendoj që është më mirë se filmat e tjerë që kam bërë”.