Marrëdhëniet mund të jenë të çrregullta dhe të ndërlikuara, por gjithsesi ato mbeten lidhjet më të bukura që mund të krijojmë. Por çfarë ndodh kur një partner ju detyrin të vendosni një “maskë” lumturie në fytyrë, pavarësisht se ju nuk ndiheni i/e tillë?
Të pretendosh se gjithçka është perfekte kur nuk është, mund të jetë si t’i hedhësh benzinë zjarrit. Hulumtimet tregojnë vazhdimisht se të qenit i hapur për ndjenjat është elementi kryesor për një jetë të shëndetshme dhe të qëndrueshme dashurie.
Po, cilat janë këto tetë situata apo shprehje që tregojnë nëse po jetoni një raport të vërtetë apo të rremë?
– Gjithmonë i fsheh mendimet e vërteta nga frika e mosmiratimit të të tjerëve
– Zakonisht përpiqem të kujdesem më shumë për të tjerët
– Nuk guxoj t’u them të tjerëve të vërtetën për shkak se kujdesem për ndjenjat e tyre
– Unë kurrë nuk jam i/e vetëdijshme se kur duhet të këmbëngul tek vetja dhe kur të bëj kompromis
– Unë kurrë nuk gjej mënyra për të bashkuar nevojat e mia dhe të të tjerëve
– Zakonisht nuk e them të vërtetën pa u shqetësuar se çfarë do të mendojnë të tjerët për mua
– Unë kurrë nuk i them gjërat që mendoj pa u kujdesur më parë për ndjenjat e të tjerëve
– Kurrë nuk i mërzis njerëzit duke folur sinqerisht
Përfundimi?
Një marrëdhënie me biseda të hapura dhe respekt të ndërsjellë duhet të jetë gjithmonë qëllimi. Lidhjet zhvillohen kur emocionet pranohen dhe respektohen në mënyrë origjinale.
Burimi: Forbes