Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Këto shenja horoskopi flasin totalisht *pa filtra*

LokimagazineLokimagazine9 December, 2023

Të gjithëve na ndodh të mendojmë diçka që është mëse e dukshme, por stepemi ta themi troç. Nëse dikush ka sallatë mes dhëmbëve, apo mban aromë të pakëndshme, gjejmë 1001 mënyra që t’ia themi me stil, pa e lënduar, por për 3 shenja horoskopi, filtri thjesht nuk ekziston.

Sipas astrologes Stina Garbis, këto tre shenja s’duan t’ia dinë fare dhe ta thonë në fytyrë opinionin e tyre.

Dashi

Dashi është nga ato shenja që s’kanë fare siklet të ta thonë hapur fare një përshtypje. Falë energjisë së tij si shenjë zjarr, Dashi i thotë me sinqeritet të plotë mendimet, ndjesitë dhe opinionet e tij.

Duke qenë se Dashi udhëhiqet nga Marsi, planeti i luftës, Dashi i thotë mendimet për të ndezur pak dramë, ose për të bërë një debat të zjarrtë, sepse asgjë nuk e ndalon. Ndërsa shenja të tjera mundohen të shmangin konfliktit, Dashi jo vetëm që i bën ballë, por edhe e nis.

Virgjëresha

Virgjëresha shquhet për sinqeritetin, ndonjëherë edhe të tepruar. Sipas Garbis: “Një Virgjëreshë do e thotë me zë të lartë atë që të gjithë po e mendojnë. Ajo do të të thotë se ke dalë pa krehur flokët, apo se tavolina jote në zyrë është lëmsh”. Kur e bën këtë, as s’i dridhet qerpiku fare.

Si një shenjë toke, mjaft praktike, Virgjëresha i bie shkurt dhe s’e lodh mendjen ta zbukurojë mendimin. Shpesh, ajo shokon me sinqeritetin e saj dhe nuk do t’i japë fund opinioneve të sinqerta.

Shigjetari

Kur ke të bësh me një Shigjetar, thjesht s’e parashikon dot kurrë se ç’do thotë në minutën e ardhshme. Kjo shenjë mund të jetë më e vërtetë seç duhet.

Shigjetari thotë detaje nga jeta seksuale, sekrete familjare, por edhe mendime të pafiltruara dhe thjesht pa takt. Kjo shenjë ka dëshirë ta thotë direkt atë që mendon, pa i dhënë trurit një shans të dytë. Por, nga ana tjetër, Shigjetari është një shenjë shumë gallatë, ndaj në vend që njerëzit të mërziten, thjesht qeshin me lot nga të vërtetat brutale që kjo shenjë thotë.

Related Posts

Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet e 11 majit, sipas astrologes së njohur

6 May, 2025

6-31 maj, këto do të jenë shenjat më me fat të horoskopit — Sipas astrologëve të njohur

5 May, 2025

Shumë para nëpër duar, shenjat e horoskopit që janë më të favorizuara financiarisht gjatë muajit prill!

8 April, 2025

4 shenjat që fati nuk do të jetë në anën e tyre në Prill 2025, sipas astrologëve të njohur

5 April, 2025
Related Posts

Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet e 11 majit, sipas astrologes së njohur

6 May, 2025

6-31 maj, këto do të jenë shenjat më me fat të horoskopit — Sipas astrologëve të njohur

5 May, 2025

Shumë para nëpër duar, shenjat e horoskopit që janë më të favorizuara financiarisht gjatë muajit prill!

8 April, 2025

4 shenjat që fati nuk do të jetë në anën e tyre në Prill 2025, sipas astrologëve të njohur

5 April, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.