Dashi
Në këtë periudhë, jeni shumë të guximshëm dhe kjo do të ju bëjë më iniciatorë dhe do t’ju largojë çdo frikë për të ndërmarrë veprime. Megjithatë, mos u tregoni të pamatur me shpenzimet tuaja dhe përpiquni të kurseni, veçanërisht nëse keni disa vështirësi dhe nuk po “lundroni” ende në ujëra të sigurta nga pikëpamja financiare. Nuk është koha për “shpenzime të çmendura”, është më mirë të përqendrohemi tek ajo që është prioritet dhe më pas të kënaqeni me “lukset” e festave të fundvitit.
Demi
Nuk duhet të bëni gabimin, sot dhe në përgjithësi gjatë fundjavës, të thoni fjalë të papërshtatshme ose të përfshiheni në ndonjë diskutim/provokim: kafshoni gjuhën ose, akoma më mirë, distancohuni nga të gjithë ata individë që po ju shkaktojnë probleme ose ndoshta ata që ju kanë shkaktuar në të kaluarën dhe ju ende po merreni me to! Rreziku i një keqinterpretimi sidomos nga eprorët tuaj, është shumë i lartë dhe nuk ka kuptim të rrezikoni në mënyrë të panevojshme. Jepini hapësirë edhe dashurisë dhe mbase një surprizë e bukur do të ju shfaqet këtë fundjavë.
Binjakët
Kushdo që është i përfshirë në një çështje ligjore apo burokratike dhe pret një përgjigje, do të duhet të bëjë edhe pak durim, sepse lajmet që prisni mund të duhet të presin edhe pak; do të duhet kujdes i dyfishtë dhe aftësi për të mos shpërthyer, sigurisht që nuk do jetë e lehtë sepse jeni lodhur duke pritur dhe humbur kohë. Dashuria, nga ana tjetër, është shumë intriguese, fokusohuni në sferën sentimentale për t’u ndjerë më mirë duke pritur kohë më të mira.
Gaforrja
Një fundjavë shumë premtuese do të nisë, si në dashuri ashtu edhe në punë: do të keni mundësi të bëni përparim dhe të kompensoni kohën e humbur në të dyja fushat, ndaj ka nga ata që do të kalojnë më shumë kohë me partnerin. Por ka edhe nga ata që i përkasin kësaj shenje, të cilëve një projekt që kanë përzemër, ju ka arritur në fazat e tij përfundimtare. Ata që kanë pasur një moment tensioni veçanërisht me partnerin, do të mund të ndërmarrin veprime dhe ndoshta edhe të ringjallin pasionin e tyre.
Luani
Dyshimet mbeten këtë fundjavë, si në dashuri ashtu edhe në përgjithësi në marrëdhëniet me të tjerët, një situatë që ju mërzit jo pak dhe ju pengon nga objektivat që dëshironi të arrini: realizimi i një projekti, bërja e një kërkese me shpresën se do pranohet ose rinovimi i një marrëveshjeje. Do të duhet të punoni shumë për të qëndruar të qetë dhe për të mos u nervozuar në provokimin e parë, mbani nervat dhe gjithçka do të rregullohet vetë. Prandaj, këshilla më e rëndësishme është të mos e teproni dhe të shmangni rreziqet që do të prishnin gjithçka.
Virgjëresha
Mos e lini veten të dekurajoheni, pavarësisht disa vështirësive të mundshme, të cilat mund të kthehen në një krizë në marrëdhëniet më të pasigurta. Kjo mbetet një ditë e mirë për takime të reja ose për të zgjidhur ndonjë problem pune. Është e vërtetë që yjet nuk janë të gjithë të favorshëm, por kapaciteti juaj organizativ mbetet i pandryshuar, në të vërtetë ndonjëherë ai përforcohet nga komplikimet dhe nuk jeni plotësisht të bllokuar. Angazhohuni por mos e teproni, ose të rrezikoni shumë këtë fundjavë.
Peshorja
Disponueshmëria juaj ndaj të tjerëve po rritet, siç po rritet edhe aftësia juaj për të kuptuar, e cila kohët e fundit kishte munguar pak; përfitoni nga kjo situatë për të sqaruar një çështje të pazgjidhur, rregulloni një marrëdhënie që ka pasur disa probleme dhe jetoni më mirë larg keqkuptimeve dhe “helmeve”. Krishtlindjet po afrojnë dhe nuk ka nevojë të prishni atmosferën me probleme të tilla… megjithatë, ndërkohë mos e lini pas dore aftësinë tuaj fizike sepse do t’ju duhet sa më shumë energji!
Akrepi
Jeni në kërkim të ideve të reja, intuitave të vlefshme, konsensusit dhe sukseseve: kjo është periudha më e mirë nëse një projekt tashmë është duke u zhvilluar, ose për të promovuar më së miri diçka për të cilën keni punuar kaq shumë dhe që duket shumë premtuese! Prandaj, ata që kanë ngecur, do të bënin më mirë të përfitonin nga kjo fundjavë për t’u rikthyer në lojë dhe ndoshta për të marrë mundësinë e jetës. Kujdesuni për shëndetin tuaj, nëse trupi juaj ju dërgon sinjale, mos i injoroni dhe ndoshta pushoni për disa ditë.
Shigjetari
Në këto ditë ju ndjeni nevojën për të nxjerrë në pah gjithçka që keni brenda, për të folur sinqerisht dhe me zemër të hapur; ka situata që nuk ju përshtaten, ose kanë filluar të mos ndiheni rehat dhe para se të kapeni në “vorbullën e zakonit” keni ndërmend t’i rregulloni dhe të kuptoni se çfarë kufijsh ka për të ndërhyrë. Ju keni të drejtë të jeni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, por kini kujdes që të mos lëndoni njerëzit e tjerë duke përdorur fjalë të papritura ose tepër të ashpra. Ka edhe nga ata që do të duhet të mbajnë larg xhelozinë. Nëse keni dyshime për besimin e partnerit, flisni menjëherë dhe nuk do keni asgjë për t’u shqetësuar.
Bricjapi
Është koha për të marrë një pushim nga puna për një moment, duke e vendosur atë që po bëni në një cep dhe për t’u fokusuar te marrëdhënia në çift: kjo fundjavë, në fakt, do t’ju ndihmojë të gjeni bashkëpunim të mirë me partnerin tuaj, veçanërisht nëse ka pasur një shkëputje! Mos u shqetësoni për projektet tuaja që nuk ikin dhe mbeten pikërisht aty ku i lini, disa ditë pushimi sigurisht që nuk do të përjashtojnë asgjë! Jeni të destinuar për gjëra të mëdha, veçanërisht me synimin për një 2024 shumë premtues për punë, por mos i merrni si të mirëqenë ose neglizhoni të dashurit tuaj, përndryshe mund t’i zhgënjeheni ose të mbeteni vetëm.
Ujori
Jeni shumë të lodhur dhe keni nevojë të pushoni, për të rikarikuar bateritë tuaja në mënyrë që të mund të ktheheni në rrugën e duhur në mënyrë të shkëlqyer. Rreziku, për momentin, është ai i shkarkimit të nervozizmit që rrjedhë nga puna te njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me të, si partneri, familja apo edhe miqtë tuaj. Ka vetëm një gjë për të bërë në këto raste: ndaloni, merrni frymë thellë dhe gjeni pak kohë për t’u çlodhur. Në realitet, edhe një ditë do t’ju mjaftonte, duke pasur parasysh qëndrimin e punës që keni treguar gjithmonë dhe dëshirën për të qëndruar gjithmonë në krye të gjërave, por për të mirën tuaj është thelbësore ta bëni pushimin sa më shpejt.
Peshqit
Të lindurit e kësaj shenje janë gati të hyjnë në një fundjavë rikuperimi, veçanërisht nga pikëpamja emocionale: në orët në vijim mund të keni intuitë të shkëlqyerë që absolutisht nuk duhen nënvlerësuar, t’i jepni shfrenim imagjinatës tuaj dhe mos përjashtoni asgjë. Drita jeshile për dashurinë tani që Venusi është në një pozicion të shkëlqyer, duke favorizuar çiftet që mund të organizojnë diçka të këndshme edhe një udhëtim të këndshëm, nëse është e mundur.
/tvklan.al