Armaldo Kllogjeri ose siç jemi mësuar ta quajmë “Maestro”, ka qenë një ndër banorët më të afërt për Kiarën dhe Luizin brenda shtëpisë së BBV2.
Ndonëse mes tyre pati një krisje të raportit që brenda shtëpisë, pas daljes ata shkëputën çdo raport me njëri-tjetrin. Madje jo vetëm kaq, por Maestro dhe Luizi kanë hedhur “kunja” vazhdimisht njëri-tjetrit.
Edhe pse Armaldo e uroi Kiarën për shtatzëninë ende pa e konfirmuar vet çifti, në postimin e këngës “Frymë” ku Luizi dhe Kiara konfirmuan pritjen e ëmbël, mesazhi i Armaldos mungoi.
Sigurisht, këtë e vunë re ndjekësit dhe një prej tyre i ka shkruar Maestros lidhur me këtë, ndërsa ky i fundit është përgjigjur me ironi:
“Vdeksha Maestro për ju. E kam uruar publikisht dhe privatisht flini të rehat.”