Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

‘Bora më surprizoi’ Agron Llakaj flet për ‘5 herë Jo’: ‘Më dhemb që janë fshirë disa pjesë’

LokimagazineLokimagazine7 December, 2023

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Agron Llakaj ka folur lidhur me projektin e tij më të ri, roli tek filmi “5 her Jo”.

Ai ka zbuluar disa detaje për rolin e tij në film, duke ndarë edhe të pathëna të prapaskenave dhe marrjen e ftesës për të qenë pjesë.

Çfarë mund të na thuash për personazhin tënd, të Shefitit? 

Agron Llakaj: Shefiti është drejtori i televizionit. Linja kryesore është ajo e dashurisë, mes Jorës dhe Gjergjit, Borës dhe Donaldit. Kjo linjë zhvillohet në një televizion. Shefiti është një lloj babaxhani, shumë familjar, kërkon që t’u japë mundësi të tjerëve që të garojnë dhe të fitojë më i miri. Ka një lloj simpatie ndaj Jorës. Linjat e tjera që e shoqërojnë janë shumë simpatike. Nuk më pëlqejnë vlerësimet me superlativa, por jam i lumtur që Bora dhe Donaldi e kanë kthyer këtë në industri. Nuk është e lehtë të bësh film. Por u impresionova, kishte shumë cilësi, shumë profesionalizëm. U regjistrua në gusht, sepse nuk e kisha mundësinë më përpara për shkak të angazhimeve të mia. E përqafova me shumë dashuri këtë lloj investimi. Ishte një dëshirë për t’iu gjendur pranë në këtë hap të parë të tyre. Linjat janë të goditura. Shefiti është ai i shefi i apasionuar pas motivimit të punës dhe inspirimit.

Si erdhi ftesa për filmin?

Agron Llakaj: Ftesa erdhi më herët. E pata pak të vështirë në fillim për shkak të disa problemeve, ishte një angazhim i madh, por iu drejtova time shoqeje për t’i kërkuar mbështetje. Ishte një sakrificë që mendoj se ia vlente. Edhe Shefiti në film, e mbështet dashurinë e Jorës dhe Gjergjit. Kam punuar mbi skenarin dhe ofrova mendimet e mia.

Çfarë note do t’i jepje Borës dhe Donaldit?

Agron Llakaj: Në përgjithësi kur realizon një projekt duhet ta përqafosh dhe ta urosh në fillim. Pastaj kur të dalë tek publiku, ka vend për kritika. Unë i përgëzoj të dy, por më shumë Borën sepse nuk e njihja. Ajo ishte një befasi për mua. Filmi ka dalë i gjatë. Më vjen keq që janë prerë disa pjesë. Vjen ai momenti që të dhëmb pak, që nuk u menaxhua mirë pjesa e skenarit dhe kohës. Sepse janë hequr disa pjesë të bukura.

Burimi: /RevistaClass

Related Posts

Ndarja nga Gerd Vaso, rrëfehet Enada Hoxha: “E kam zemrën plot”

23 May, 2025

Pas sulmit të ndjekësve ndaj Sarës, reagon ashpër Bardhi: “Po m’çahet k*** edhe shkoj në burg!”

23 May, 2025

“Nuk ta fal…”/ Egli Tako ndan pak nga kënga e re! A është një dedikim?

23 May, 2025

Deklarata e ashpër e Bardhit për Vis Pupën, reagon edhe Sara Gjordeni: “Njerëzit vriten kur ju përmenden gratë…”

23 May, 2025
Related Posts

Ndarja nga Gerd Vaso, rrëfehet Enada Hoxha: “E kam zemrën plot”

23 May, 2025

Pas sulmit të ndjekësve ndaj Sarës, reagon ashpër Bardhi: “Po m’çahet k*** edhe shkoj në burg!”

23 May, 2025

“Nuk ta fal…”/ Egli Tako ndan pak nga kënga e re! A është një dedikim?

23 May, 2025

Deklarata e ashpër e Bardhit për Vis Pupën, reagon edhe Sara Gjordeni: “Njerëzit vriten kur ju përmenden gratë…”

23 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.