Nuk i del inati! Ja çfarë bëri këtë herë Shakira ndaj Pique

Shakira do të sjellë së shpejti një dokumentar për jetën e saj, duke përfshirë këtu eehe tradhtinë e ish-partnerit të saj, Gerard Pique me partneren e tij aktuale, Clara Chia.

Ndonëse pas ndarjes artistja ka publikuar disa këngë përmes së cilave ka treguar historinë e tradhtisë së futbollistit, të cilat u bënë hite brenda pak ditësh, ky dokumentar pritet t’i trazojë sërish ujërat.

Prej disa kohësh, këngëtarja shoqërohet nga një kameraman i cili u pa gjatë ceremonisë Latine Grammy në Sevilje dhe në ditën kur doli në gjykatën e Barcelonës pranoi të paguante një gjobë në këmbim të uljes së dënimit.

Megjithatë lajmi akoma nuk është konfirmuar nga këngëtarja.