Përpos artistëve që kishin ardhur nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës edhe figura të politikës nderuan aktorin e ndjerë Mirush Kabashi në Muzeun Historik, aty ku ju dha lamtumira e fundit.
Shumë kolegë kanë kujtuar dhe vlerësuar figurën e Kabashit, por një moment jo fort i këndshëm për t’u parë ka ndodhur teksa mediat po i merrnin një intervistë aktorit Ndriçim Xhepa, që ka qenë një nga bashkëpunëtorët e miqtë më të ngushtë të ‘sokratit’ shqiptar.
Sipas “Shqiptarja.com” mbyllja e prononcimit të Kabashit duket se u nxitua, pasi pas tij ndodhej edhe Berisha që mezi po priste për të folur para kamerave.
Berisha afrohet drejt kamerave duke folur por nuk kuptohet qartë se çfarë thotë dhe se kujt i drejtohet.
Ajo që vihet re është sikleti i aktorit të madh Ndriçim Xhepa. “Bëni andej”, dëgjohet të thotë Berisha por nuk kuptohet qartë se me kë e ka.