Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është shpallur nga revista “Forbes” si gruaja më e fuqishme në botë. Kjo është hera e dytë që Der Leyen merr këtë titull.
Politikania gjermane që mban këtë detyrë që prej vitit 2019, la pas Presidenten e Bankës Qëndrore Europiane Christine Lagarde, zv/Presidenten e SHBA Kamala Harris dhe Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.
Në vendin e pestë të revistës “Forbes” renditet këngëtarja amerikane Taylor Swift, e cila fitoi 850 milionë Dollarë nga turneu i saj botëror.
Beyonce ndodhet në vendin e 36 në listë dhe Rihanna në vend të 76.