Ndërsa BBV3 nis transmetimin për një muaj, lista e banorëve që mendohet se do t’i bashkohen shtëpisë sa vjen e shtohet.
E kësaj liste, tashmë duket se iu shtua edhe çifti i DWTS, Atalanta Kërcyku dhe Luixhino Hala. Këtë e tregoi vet (indirekt) Atalanta gjatë provave të DWTS, ku i përmendi fjalinë që i ka thënë Luixhinos i ati lidhur me BBV.
“Të kujtohet ça të ka thënë babi jot për t’u futur në BB. Po mirë mo bir, ça do tregosh ti atje? Unë dhe Xhixhi kemi një sekret!” – ka thënë Atalanta ndërsa Luixhino e ka kaluar me humor por përsëri Atalanta ka thënë kam një sekret tjetër.
Pra, me sa duket Luixhino e ka marrë një ftesë për në BBV dhe nga sa kuptohet nga titulli i vendosur nga “Top-Channel”, edhe Atalanta. A do të jenë pjesë e BBV Atalanta dhe Luixhino? Dhe nëse po, a do të jenë si banorë të ndarë apo si një i vetëm?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve ende nuk i dimë me siguri, por ajo që mund të themi është që do ishim shumë kuriozë t’i shihnim në BBV, pasi bazuar edhe në komentet për çiftin në rrjet, konsiderohen si çifti më pozitiv i DWTS.