‘Le artin në tokë dhe ike si yll’- Reagimet për ndarjen nga jeta të Kabashit

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi, ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare mesnatën e sotme.

Lajmin e hidhur e bënë të ditur familjarët e tij.

Reagimet kanë qenë të shumtë, mes tyre edhe personazhe publikë, nisur nga Flor Binaj, Princ Leka, Armaldo Kllogjeri deri te këngëtari Luiz Ejlli.

Flor Binaj: Faleminderit për punën e palodhur që na e përcolle me mjeshtëri dhe përulësi duke e lënë artin tënd këtu në tokë për të ikur e për të ndriçuar lart si yll!!!

Ardit Gjebrea: Paqe për ty – Mjeshtër i Fjalës dhe i Skenës! #mirushkabashi

Olta Gixhari: Ke qene dhe do mbetesh gjithmone nje zë i forte i më te medhenjeve prej yjeve. Lamtumire Mjeshter i Madh

Egli Tako: Pusho me ëngjëjt, i larti Mirush Kabashi! Trishtim.. Sa më shumë vlera si Ju largohen, Shqipëria mbetet gjithnjë e më e varfër!

Luiz Ejlli: Lamtumire Mirush Kabashi (me një foto krah tij)

Armaldo Kllogjeri: Prehu në paqe Mirush Kabashi se shumë vlera i ke lën kësaj toke. Ngushëllime familjes.

Princ Leka: Ngushellime familjes Kabashi. Te rroni e ta kujtoni!

Flor Mumajesi:

Rudina Dembacaj: