Jori Delli dhe Fred De Palma marrin një hap të rëndësishëm për lidhjen e tyre

Pak pas daljes nga “Big Brother VIP”, Jori Delli bëri publike lidhjen romantike me reperin Fred De Palma.

Të gjithë menduam se kjo ishte një lidhje e re për modelen, derisa ajo bëri me dije se me reperin ka patur një lidhje të mëparshme e më pas e gjetën rrugën sërish te njëri tjetri.

Marrëdhënia mes tyre duket se është serioze pasi pak kohë më parë Jori ka thënë se qëllimi i tyre është krijimi i një familje dhe lidhja në martesë.

E mesa duket hapat e parë kanë nisur.

Ditën e sotme modelja ndau me ndjekësit një foto në InstaStory, ku tregoi se bashkë me reperin kanë marrë shtëpinë e tyre të parë së bashku.