Virale/ Zhurmat e seksit ndërpresin ceremoninë e shortit të Euro 2024 (Video)

Disa zhurma të pashpjegueshme rënkimesh prishën ceremoninë e shortit për Kampionatin Europian të futbollit për meshkujt. UEFA deklaroi se po heton incidentin.

Zhurmat, që dukeshin si zhurma “seksuale”, u dëgjuan qartë për disa minuta në ceremoninë e transmetuar nga një sallë koncertesh në Hamburg.

Një burrë britanik, i njohur si Daniel Jarvis dhe njihet për rrengjet e tij, pretendoi se ishte ai shkaktari i zhurmave.

Ai postoi një klip në X (i njohur si Twitter më parë), që shfaqte Jarvis brenda sallës gjatë provave të hedhjes së shortit.