Gjendet trupi i pajetë i Vanja Gjorçevska, vajza 14 vjeçare e cila është zhdukur që nga e hëna në Maqedoninë e Veriut.
Ajo dyshohet se u vra po atë ditë që u shpall e humbur.
Ndërkohë që pranë trupit të Vanjës është gjetur një tjetër i vrarë, 74-vjeçari Pançe Zhezhovski. Ky person punonte si berber dhe ishte shpallur i zhdukur që nga 24 nëntori nga familjarë të tij. Vajza e berberit nga Velesi ka deklaruar se askush nga familja e saj nuk e njihte 14-vjeçaren.
Sipas dyshimeve të para, janë të njëjtët autorë që kanë kryer të dy vrasjet. Policia thotë se vrasjet kanë të bëjnë me trafikimin e organeve nga persona që i përkasin kombësisë maqedonase.
Një mjeti tip “Citroen” është gjetur i djegur pas ngjarjes. 5 persona janë të dyshuar për këtë ngjarje, mes tyre edhe babai i vajzës, teksa njëri prej të dyshuarve është në arrati jashtë vendit.
Bëhet fjalë për Ljupço Palevski Palcon i cili mësohet se disa ditë më parë ishte larguar drejt Turqisë. Emri i tij është përmendur nga të arrestuarit. Ai është sipërmarrës ndërtimi i njohur në Shkup.