Në Festivalin e Këngës në RTSH këtë vit ka ndodhur një fenomen si asnjëherë më parë.
Shumë nga artistët konkurrues janë tërhequr nga gara për arsye të paditura, ndërkohë që në rrjet po qarkullon një teori se fituesi i Festivalit është i vendosur paraprakisht.
Një ndër këngëtarët që është tërhequr së fundmi është Sardi Strugaj.
Gjatë provave të DWTS, ai ka folur pak më tepër rreth këtij vendimin edhe pse sërish vendosi mos të flasë ‘pa dorashka’.
“Kejsi dhe Samanta janë larguar para meje”, tha Sardi.
“Kështu flitet, unë emrin e Anxhelës e kam ditur që në Maj. Emrin e Ronelës e dija nga Qershori që e ka fituar Ronela.
Nuk e besoja por kur dalin… Vjet Albina ka qenë e paparashikueshme. Askush nuk e ka pritur, ka qenë një festival më ndryshe. Sivjet flitet që e ka fituar Elsa, mund të jetë ndonjë surprizë, por nuk është kjo arsyeja që kam ikur”, tregon këngëtari.
“Është muhabet shumë i ulët. Kjo më erdhi keq, që festivali ka rënë në nivel kaq të ulët. Ta dish ti kush është shkaku… Ndihem në siklet, do e them në një moment tjetër. M’u duk shumë joprofesional, nuk e meriton festivali që të ketë një nivel të tillë. M’u duk niveli i festivalit shumë i rëndë. I festivalit jo i artistëve.
Po e fitoi Elsa, në rast se e ka këngën e mirë aq sa vjet, ose edhe më të mirë, e meriton pa dyshim, jam fans i këngës vjet. Nuk më vjen keq edhe nëse do isha në garë me të, po thjeshtë ta meritojë”, tha Sardi.