Përpara se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, që u bë shkak për një ndryshim total në jetën e saj, Kiara Tito ishte në moderim të programit “Style Star”.
Mesa duket planet e moderatores ishin të rikthehej për sezonin e rradhës në ‘reality show-n’ e modës.
Këtë na la të kuptojmë stilisti Niko Komani, njëkohësisht mik i Kiarës dhe pjesë e jurisë në “Style Star Show”.
Me anë të një videoje në TikTok, Niko ka shkruar: “POV: Po përgatiteni për Style Star 3, por Kiara Tito ka një suprizë”, duke iu referuar kështu shtatëzanisë së saj.
Kujtojmë se aktualisht Kiara është në moderim të “DWTS Fan Club”. Është bërë me dije se programi i kërcimit ka edhe 3 puntata deri në finalen e madhe.
Pas përfundimit të këtij programi, pritet që Kiara t’i përkushtohet shtatëzanisë së saj e asaj çka vjen më pas, e sakaq nuk dihet nëse rikthimi i saj do të jetë sërish në Top Media apo në sezonin e tretë të “Style Star”.