Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi, këtë herë në Shkup.
Një 14 vjeçare ishte shpallur e humbur që nga e hëna, ndërsa pak më parë ajo u gjet e vrarë pranë një 74 vjeçari.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha për mediat se rrëmbimi i të miturës u organizua nga vetë babai i saj, me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e saj.
Për këtë ngjarje të rëndë, e cila vjen pak ditë pas rastit tragjik në Kosovë, ku burri planifikoi dhe pagoi vrasjen e gruas së vetë, ka reaguar ashpër ish-banori i “Big Brother”, Anaid Kaloti.
Mes reagimeve të shumta, Kaloti shkruan:
“7 hile 1 trimni Besa u shit Nderi u *i
Shqipetar! Cfare ka mbet me prit nga ti?!”