Pas dorëzimit së kërkesës së vëllait të Liridonës për zhvarrosjen e saj, shteti së fundmi e ka aprovuar atë.
Si rezultat nesër do të bëhet rivarrimi i Liridonës që u vra nga Naim Murseli në bashkëpunim me dy të tjerë.
Fshati Rracaj ka njoftuar se rivarrimi do të bëhet në orën 14:00.
Njoftimi:
Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq,shokë e dashamir se rivarrimi i vajzes tonë Liridona Ademaj e vrarë me daten 29.11.2023 behet neser me datë 4 dhjetor 2023 me varrezat e fshatit Rracaj ne ora 14:00
Pas seancës gjyqësore vëllai i së ndjerës tha:
“Liridona është vrarë në mënyrën më mizore, në mënyrën më makabre që mund të jetë. Liridona ishte grua e fuqishme, motër e fuqishme dhe nënë e fuqishme. Doli të bëhet edhe heroinë për fëmijët e vet. Ne po e përmbajmë veten, sepse ajo nuk donte të na shihte neve kurrë kështu”.