E ftuar në “Më Lër të Flas”, Samanta Karavella ndër të tjera zbuloi se nuk e ndjek në Instagram Donaldin dhe kjo për një arsye të pazakontë.
Dy binjakët, Donald dhe Romeo po i bënin pyetje njëkohësisht, duke i kërkuar të dinë se pse ka munguar kaq shumë në estradë.
Samanta: O zot ju të dy jeni… kujt t’i përgjigjen përpara. Se ty të kam “unfollw” (i drejtohet Donaldit), nuk të flas.
Donaldi: Pse?
Samanta: Se isha me Ilirin (në Big Brother Vip 1).
Donaldi: Ishe me Ilirin? Të betohem se nuk e dija, se ta dija do kisha ndryshuar diçka.
Samanta: Sot do të bëj “follow” para të gjithëve.
Romeo: Të pëlqen Iliri më shumë se Donaldi?
Samanta: Nuk dua të flas për këtë, ku e lamë ne?
Donaldi: Unë të jap dhe like rrezik, po s’ka gjë Samanta. Edhe unë do të heq nga follow kur të futesh në Big.
Megjithatë pas emisionit këngëtarja ka vazhduar ta ndjekë aktorin në Instagram.