Beniada Nishani flet për projektet televizive, ja ku do e shohim nga janari

Beniada Nishani ka folur për jetën e saj private pas ndarjes nga Blert Hajdari, vëllai i Arbër Hajdarit.

Në emisionin “Më lër të flas” ajo u shpreh se vazhdon të jetë e lumtur dhe ta shijojë akoma më shumë jetën.

Modelja pranoi se vijon të jetë single, ndërsa zbuloi projektet e saj profesionale dhe televizive.

Ajo tha se nga janari, bashkë me Argjira Spancën do të risjellin e “E Diell në Trip”, hapësirë e cila tashmë do të shtrihet përtej Shqipërisë, ku vajzat do të intervistojnë shumë shqiptarë të suksesshëm.