Vrasja e Liridona Murselit dy ditë më parë në Prishtinë vazhdon ende të komentohet dhe të trondisë me detajet e tjera që po bëhen të ditura.
Pas krimit monstruoz, Naim Murselit iu desh që të luante rolin e të pafajshmit, pasi të premten u shfaq para kamerave, teksa përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij.
Ai pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas, duke inskenuar një grabitje.
30-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës, 29 nëntor, teksa udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.
Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë. Por në rrethana të paqarta, teksa Naimi mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje.
Por çfarë shkruante Liridona në Instagram për bashkëshortin e saj?
Si për ironi të fatit, në llogarinë e të ndjerës shihet se në ‘bio’ kishte vendosur të shkruante: “Burri im është çdo gjë e imja“, shkronjën e parë të emrit të tij “N” shoqëruar me zemra, si dhe në profil kishte vendosur një foto të të dyve.