Lajmi se Samanta Karavella hoqi dorë nga Festivali i Këngës në RTSH bëri bujë pak kohë më parë.
Në rrjet përfliteshin teori konspirative të tilla si zgjedhja paraprake e fituesit të Festivalit, gjë që u lidh edhe me largimin e Samantës nga gara.
Mirëpo, ajo i ka shuar vetë dyshimet teksa ka qenë e ftuar në punatën e sotme të “Më lër të flas”.
Këngëtarja tregoi se kriteri i këtij viti në Festival ishte mungesa e performancave, andaj Samanta nuk pranoi të jepte një këngë ritmike pa performancë.
“Ka pasur spekulime dhe nuk doja ta cekja. Publiku e ka pritur rikthimin tim. E vërteta është se kënga që kisha zgjedhur ishte ritmike e bukur, por nuk m’u lejua performanca dhe u tërhoqa”, ka thënë ajo.