Gazetarja Klodiana Lala në një raportim për News24 nga Prishtina, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Babai i Liridonës ka zbuluar për News24 se çifti ishte kthyer në Kosovë nga Suedia pasi Naimi kishte blerë shtëpi aty dhe i kishte kërkuar edhe të shoqes të kthehej.
Ai zbuloi se natën e vrasjes ata ishin nisur për të ngrënë darkë në Grashenicë, ndërsa rreth orës 20:00 ai është informuar për vdekjen e të bijës.
Sa i përket dyshimeve për rastin, i ati i Liridonës u shpreh se motivi i Naim Murselit ka qenë financiar, pra për të vrarë të shoqen dhe për të përfituar nga sigurimi i saj i jetës.
Pse u kthyen nga Suedia?
Babai: Naimi u kthye bleu shtëpi dhe i tha vajzës të kthehej dhe ajo. Vajza vinte me fëmijët dhe rrinte këtu me ne. Atë natë më tha se do shkonte në Grashenicë për të ngrënë darkë. Në orën 8 të darkës kam marrë lajmin se ishte vrarë vajza.
Ne kemi kërkuar për zhvarrosjen e trupit të vajzës sime. Të vijë këtu në tokën e vetë, pranë babait të vetë. Naimi ka bërë krim të madh. Kush e ka bërë këtë punë e pastë gjynah këtë jetë dhe tjetrën. Kërkojmë drejtësi deri në pikën e fundit.
Cilat janë dyshimet, pse bashkëshorti i vajzës urdhëroi vrasjen e Liridonës?
Babai: Ne dyshojmë se ka pasur jetë luksi të madhe. ‘Ta vras këtë dhe t’ia marr pensionin, paratë çfarë i takojnë’, me këtë ide ka ecur Naimi. Vetëm për çështje ekonomike mund të ketë bërë. Të vrasë gruan dhe fëmijët ti leje në rrugë është gjynah i madh. Fëmijët janë në shtëpinë e Naimit. Nga ne nuk ka asnjë pengesë se ku duhet të rrijnë fëmijët.