“Ky eshte Naimi, burracaku që vret gruan natën dhe e vajton ditën”

Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas së tij dhe pagoi 30 mijë euro dikë për ta vrarë.

Fillimisht  e mohoi por ditën e djeshme në polici e ka pranuar fajin.

Gjatë varrimit të Liridonës, Naimi gjithashtu ka shpërthyer ndaj gazetarëve duke u kërkuar atyre të largohen.

Ditën e sotme gazetari Bledi Mane ka reaguar për këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

Ai e quan Naimin si burracak që e vret gruan natën dhe e vajton ditën.

Në fillim e adhuroi prej së largu, pastaj iu afrua e propozoi. E dashuroi, e ledhatoi, e puthi, u fejua, u martua, bëri dy fëmijë me të dhe më në fund pagoi 30 mijë euro e vrau… Ky është Naimi, jo Naim poeti por burracaku që vret gruan natën dhe e vajton ditën!

https://www.instagram.com/p/C0WWv9FNgqY/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==