Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, teksa raportohet se një foshnjë ka ndërruar jetë në QKUK.
Mësohet se foshnja ka ndërruar jetë pasi ka ardhur në jetë, mesditën e djeshme.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30, në QKUK. Prindërit kanë ngritur akuza se mjekët nuk e kanë trajtuar si duhet foshnjën dhe ky ka qenë shkaku që ka ndërruar jetë.
Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Trupi i të porsalindurit ëhstë dërguar në morg dhe pritet që të kryhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.