Pak ditë më parë, Kiara Tito postoi një foto në rrjetin social, Instagram, ku tregonte modelin e saj të ri të flokëve, më të shkurtër dhe të errët.
Mirëpo këtë veprim të moderatores, disa ndjekës nuk e kanë pëlqyer. Arsyeja? Shtatzënia e saj!
Sipas tyre, prerja e flokëve gjatë shtatzënisë nuk duhet bërë pasi sjell fat të keq.
Nisur nga këto mesazhe, moderatorja ktheu një përgjigje publike:
“Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!”
Nisur nga Kiara, ju tregojmë disa besëtytëni të çudtishme me të cilat hasen gratë gjatë shtatzënisë:
Nisim me: “Mos prit flokët”
Sipas mitit, nënat e ardhshme nuk duhet t’i presin flokët, sepse fëmija mund të lindë me probleme. Edhe në këtë rast, nuk ka asnjë bazë shkencore. E diskutueshme ngelet lyerja e flokëve. Ndonëse nuk ka studime të mirëfillta që të thonë se boja ndikon negativisht te bebi, por ekspertët këshillojnë që të shmanget, të paktën deri ne tremujorin e parë.
“Nëse zbukurohet nëna, po pret djalë”
Sipas mitit, vajzat vjedhin bukurinë e mamasë, që do të thotë se nëse nëna zbukurohet gjatë lindjes, është në pritje të një djali. E vërteta e ndryshimeve fizike lidhet me ndryshimet e hormoneve që mund t’i bëjnë gratë të ndihen dhe duken të rraskapitura, të kenë akne dhe probleme të tjera. Por kjo lidhet me hormonet dhe nuk ka lidhje me të pasurit djalë ose vajzë.
“Mos e thuaj që në fillim që je shtatzënë se nuk është mirë”
Besimet popullore sugjerojnë që gratë nuk duhet t’ua thonë njerëzve të tjerë se janë shtatzënë, pa kaluar muajt e parë. Mendohet se nëse e thonë, ka rrezik. Në fakt, mbetet thjesht mit. Abortet kanë më shumë gjasë të ndodhin gjatë javëve të para, por kjo nuk ka lidhje me faktin se kur e bën publike shtatzëninë.
“Nëse të djeg urdhi, do lindësh bebe më shumë flokë”
Mendohet që kur nënat kanë djegie të urthit, do të lindin fëmijë me shumë flokë. Në lidhje me këtë, në një studim të vitit 2006 nga Johns Hopkins University, hulumtuesit vunë re se gratë shtatzëna që kishin nën vrojtim, raportuan djegie mesatare ose të forta urthi dhe lindën fëmijë me më shumë flokë sesa norma. Gratë që nuk u ankuan për djegie urthi, ose refluksi acidi, lindën fëmijë pa flokë ose me pak flokë. Ky korrelacion ama, nuk është rasti tipik i shkak-pasojë.
Të dyja simptomat, edhe flokët e foshnjes, edhe djegia e urthit tek nëna, shkaktohen nga një faktor i tretë: hormonet e shtatzënisë.
“Mos shkel mbi litar”
Në kultura të caktuara, njerëzit i këshillojnë gratë shtatzënë të mos shkelin litarë, sepse një gjë e tillë bën që kordoni kërthizor të rrotullohet rreth qafës së foshnjës. Nuk ka asnjë bazë shkencore. Mbetet thjesht një mit.
“S’duhet të shohësh kafshë të shëmtuara”
Nuk e dimë se çfarë njerëzit quajnë “kafshë të shëmtuara”, por në disa kultura thonë se nëse një grua shtatzënë sheh një “kafshë të shëmtuar”, do të lindë fëmijë të shëmtuar. Ky është ndoshta një nga mitet më të çuditshme, sepse si mund të jetë një bebe e shëmtuar?