Rita Ora dhe Taika Waititi ia marrin valles me këngë shqip!

Rita Ora prej disa ditësh ndodhet në Kosovë së bashku me familjen e saj dhe bashkëshortin Taika Waititi.

Teksa festoi ditëlindjen e 33-të në Prishtinë, këngëtarja ka qëndruar edhe për festat e Nëntorit.

Rita është parë sërish mbrëmë në një lokal duke u argëtuar me bashkëshortin.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit duket qartë këngëtarja e cila mbrëmjen e djeshme së bashku me Taikën ia shtruan valles me disa këngë shqipe ‘tallava në një ndër klubet e kryeqytetit.