Një ndër personazhet e paktë shqiptarë që e shohim të ngrejë zërin thuajse në çdo kauzë është Eliona Pitarka.
Atë e shohim shpesh ti bashkohet publikut, duke përmendur protestën e fundit për vajzën 3 vjeçare që u dhunua nga edukatorja.
Por edhe në rrjetet sociale Eliona ndan shpesh mendimin e saj për situata të ndryshme.
Së fundmi ajo ka realizuar një pyetësor në InstaStory, ndërsa një ndjekës e ka pyetur: “Pse nuk vesh gjera luxury si shoqet?”.
Aktorja nuk ka nguruar t’i përgjigjet, duke i thënë: “Tashmë jam një mama e 2 fëmijeve, e primare është të punoj fort për t’i siguruar atyre çdo gjë që kanë nevojë pa llastime. Çdo të ardhur e kemi falë punës tonë, sepse asnjëri nga ne nuk vjen nga një familje e pasur. Kështu që më dhimbsen lekët për t’i shpenzuar në veshje “luxury”. Sigurisht që edhe qejfin vetes ja bëj ndonjëherë, por kur bëhesh prind, të paktën për mua ndryshojnë prioritetet”.