Krisja e marrëdhënieve mes trashgimtarit të fronit mbretëror Princit Leka II dhe princeshës Elia Zaharia, kanë qenë prej disa javësh në vëmendjen e mediave rozë.
Shpesh është raportuar se ka dyshime të forta se Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Dyshime të cilat nisën që prej momentit të festës së ditëlindjes së princesësh Geraldinë, ku Leka dhe Elia e festuan në mënyra të veçanta, dhe jo si zakonisht të bashkuar.
Gjithashtu vetë pak ditë më parë u raportua se prej më shumë se 1 viti Princi Leka nuk e mban më unazën e martesës.
E si për t’i vënë “vulën”, mbrëmjen e djeshme Princ Leka ka shkuar i pa shoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj bëri në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Nga Princi dhe Elia ende nuk ka asnjë reagim, prandaj shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull.