Vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo ka humbur jetën ditën e djeshme. Burimet thonë se shkak ka qenë një aksident rrugor në Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa lajmin e trishtë e bën me dije vetë ish-deputeti i LSI përmes një njoftimi në Facebook.
Eva Tavo u nda nga jeta në moshën 24-vjeçare.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan ai.
https://www.facebook.com/VangjelTavoZyrtare/posts/860664889397049?ref=embed_post