Vesa Vllasaliu u kthye shpejt një nga banoret më të komentuara të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” pasi solli në qendër të vëmendjes historinë e shumëpërfolur me futbollistin Mërgim Berisha.
Pasi tha anën e saj të lidhjes, në rrjet nisën komentet për Mërgimin dhe bashkëshorten e tij aktuale, Edonën, e cila ka qenë gjithashtu shoqe me Vesën.
Gjatë kësaj kohe Mërgimi vendosi të largohej nga rrjetet sociale duke mos bërë asnjë reagim, ndërsa e vetmja që vazhdonte të ishte aktive, ishte Edona.
‘Prime’ e kaluar Vesa u eleminua nga shtëpia e famshme, e me daljen e saj duket sikur Mërgimi nuk ndihet më në ‘ethe.’ Sot ai postoi një foto krahë bashkëshortës së tij Edonës.
Veprim ky i cili duket tendencioz ndaj Vesës, e cila tashmë mund të shoh çdo veprim të Mërgimit.