Dita e Pavarësisë sot e ka bërë rrjetin kuq e zi.
Jo vetëm personazhet pubik por shumica e shqiptarëve bënë postimet e tyre për 111 vitet e Shqipërisë së pavarur.
Mirëpo ish fituesi i “Big Brother Albania”, Anaid Kaloti, vendosi ta uronte festën në një mënyrë ndryshe.
Ai ironizoi veprimet e atyre që në dukje duken atdhetare, ama në realitet nuk janë aspak kështu.
Me anë të një postimi në InstaStory, Anaidi shkroi:
“Ju qe ja knoni kengen ne stadium Adem Jasharit, por qe nga 100 vete as 1 nuk i shkoni per homazhe familjes, ju qe i ngrehni flamurat me 28 e i nxirrni me 28 te vitit tjeter, ju qe atdhe dhe komb quani ekipin e futbollit, qe beni atdhetarin kur ata fitojne e kur s’fitojne i shani nga motrat… Ju veriorit i thoni malok, jugorit coban, kosovarit te pabese,camit dinak ju qe mblidheni neper sheshe per flamure partish e kur vllait i vritet vilai shkoni i pini kafen bashke me hasmin, kur komshiut i prishet shpia mbylleni mrena medemek s’kemi dit gjo!!!
GEZUAR FESTEN (te pakten mundohuni te respektoni familjen, se Shqiperise me kte sjellje i keni bo mutin)”