Padyshim ajo është një nga artistet shqiptare më të famshme në botë dhe po ashtu një nga ambasadoret më të mira të kulturës tonë.
Po flasim për Dua Lipën sigurisht, e cila sic tashmë është bërë traditë, ka uruar ditën e Pavarësisë në rrjetet e saj sociale në shqip.
Kështu, bashkangjitur me postimin e babait të saj, këngëtarja shkruan: “1 Komb, 1 Flamur, Urime Festa”, ndërsa po ashtu i bën të ditur edhe ndjekësve anglishtfolës se sot vendi i saj feston Pavarësinë.
Ajo nuk ka hezituar të rishpërndarjë fotot e bëra në verën e kaluar, ku shfaqet me flamurin shqiptar dhe ku ka më bukur se kjo ditë për të treguar me krenari ngjyrat kuq e zi.