Ana Kauri ka qenë një ndër personazhet më të përfolur dhe më të ndjekur nga programi dating “Për’puthen”.
Mirëpo ajo vendosi që pas largimit nga programi ‘mos të bëhej e gjallë’ në ekran, por të merrte disa kohë pauzë.
Ditën e djeshme ajo ka qenë e ftuar në një intervistë për “Ftesë në 5”, ku ndër të tjera ka treguar se është penduar për një ndërhyrje estetike, buzët.
Ana tregoi se në ekran nuk i pëlqente vetja, pasi nuk dukej aq mirë sa përballë, duke shtuar se ka marrë shumë komente negative për këtë ndërhyrje.
“Kam marrë shumë komente të tipit që Ana pse i ke bërë sepse ke qenë më mirë më parë. Tani unë i kam shkrirë dhe s’kam më ndërhyrje, ndërsa në fytyrë kam bërë gjëra shumë të vogla, rregullime që nuk bëjnë diferencë të madhe. Buzët i shkriva pasi shikoja veten në ekran dhe nuk dukesha aq mirë sa përballë, kuptova që ekrani i do pak më pak, thashë me vete po bie dakord me publikun dhe po i shkrij”, tha ish konkurrentja e “Përputhen”.