Arti shqiptar pak ditë më parë humbi një artist të madh, Zef Deda, që trishtoi të gjithë ata që janë rritur me humorin e tij, e jo vetëm.
Një boshllëk të madh ka lënë sigurisht dhe në familjen e tij, te dy djemtë Juli dhe Marjani si dhe te bashkëshortja, Rozina Deda.
Përmes një postimi në Instagram, Juli krah falenderimeve që u ka bërë të gjithë atyre që i kanë qëndruar afër përgjatë këtyre ditëve të vështira, ka zbuluar edhe amanetin që i ati u ka lënë.
“Ju dua të qeshur”- ka qenë porosia që Zefi u ka lënë fëmijëve dhe bashkëshortes së tij, dhe kështu shfaqen në foton që Juli ka ndarë.
“Familja jonë ju falenderon përzemërsisht secilin nga ju, për mbështetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!”, shkruan Jul Deda.