Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë një nga çiftet më të dashur të publikut.
Ata i shohim mjaft aktivë në rrjetet sociale, ku ndajnë momente nga më të ndryshmet, kryesisht gazmore.
Së fundmi, Donaldi ka publikuar një video në InstaStory, ku në formë shakaje “vërteton” se për partneren e tij, ai nuk ka vlerë.
Teksa i bën një shaka Borës duke i thënë se po bie tërmet, kjo e fundit largohet menjëherë duke ia hedhur sytë vetëm djalit të saj, Arborit.
Kaq mjaftoi që në formë shakaje, Donaldi të shkruajë: “Unë jam i tejdukshëm, smë gjen gjë nga tërmeti“.