Pas përfundimit të Love Island, Amadea dhe Harris u panë shumë të lumtur bashkë, por duket se gjërat së fundmi janë ndërlikuar mes tyre.
Megjithatë Amadea refuzon ta përmend fjalën “ndarje”, por thotë se ata po i japin kohë njëri- tjetrit.
Me ikjen e Harris në Angli ajo thotë se lidhja mes tyre është ftohur pak por ata vazhdojnë të flasin.
“Shumë fansa dhe njerëz në ‘Instagram’ më kanë çuar të gjitha mediat që kanë postuar që unë me Harris jemi ndarë pas Ildës dhe Stivit, por nuk jemi ndarë. Në anën time unë nuk kam deklaruar asnjë ndarje, as në anën e Harris. Unë video dhe foto kam me të që nga ‘Love Island’ ku më ka kërkuar të bëhesha e dashura e tij Kam gjithashtu edhe videon në finale që e kam postuar. Nëse do e kisha fshirë, kjo do të tregonte që unë do isha ndarë me Harris. Por gjërat janë pak të ndërlikuara mes nesh.
Kur iku Harris në Angli kemi folur dy ditët e para shumë mirë dhe më pas ka vazhduar me punët dhe gjërat e veta, sepse mezi po priste që të ikte. Më tha që ‘kam shumë punë, kam lënë shumë gjëra pas dore që unë duhet t’i zgjidh’. Normal jeta e tij është në Angli dhe atje duhet t’i zgjidhë çështjet dhe gjërat që ka, por kohët e fundit nuk është se kemi folur aq shumë”.