Ermal Mamaqi ka “hequr dorë” nga TV Klan. Prej disa kohësh tashmë, ai po punon me projektet e tij kinematografike si dhe me trajnimet e tij motivuese.
I ftuar në “Më lër të flas”, ai ka treguar se pas shumë kohësh do të kthehet sërish në shtëpinë e tij të parë, Top-Channel.
Ermali kthehet në televizionin ku nisi karrierën e tij si aktor në emisionin e humorit “Portokalli”, por këtë herë me produktin e tij.
Kështu, ai ka njoftuar se sezoni i dytë i serialit “HOT”, do të nisë transmetimin nga janari në “Top-Channel” çdo të dielë në orën 21:00, duke zëvendësuar kështu “Portokalli”, e cila gjatë kësaj periudhe nuk është në transmetim.
Gjithashtu, Mamaqi ka publikuar trailerin e serialit “HOT”, i cili në sezonin e tij të dytë do të vijë me ndryshime thelbësore.