Mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, i ftuar ishte futbollisti i Kombëtares, Taulant Seferi.
Ai foli për lidhjen e tij, fëmijërinë si edhe na shuajti një kuriozitet; sa janë paguar për ndeshjet e luajtura deri më tani.
Kështu, Seferi tregoi se për kualifikimin në Euro 2024 nuk janë paguar ende, por sa i përket pagesave për ndeshje, tha: “Në fitoren ndaj Çekisë na shpërblyen me nga 10 mijë euro për person“.
Në lidhje me partneren e tij ai tregoi: “Unë jam në një marrëdhënie. Është shqiptare dhe jeton në Zvicër. Ka katër vite që jemi bashkë. I ka parë edhe ajo “meme-t” që janë bërë në TikTok apo Instagram. Ndonjëherë bëhet xheloze por, e kalojmë me sportivitet. Ia kam dhënë sigurinë.
Vajzat i falenderoj për mbështetjen, por jam i lumtur. Akoma nuk kemi plane për fejesë, por në një të ardhme të afërt do të kemi dicka të re,”-shtoi ai