Nën hetim nga SPAK, reagon Elvana Gjata

SPAK ka nisur hetimet për këngëtaren Elvana Gjata, pasi ajo është përfshirë në një transfertë të një shume marramendëse parash.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bën me dije se, Elvana Gjata është nën hetim për shkak se është përmendur disa herë si “transferuese” e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin.

Sipas komunikimeve në Sky Ecc, nga llogaria e saj bankare do të kaloheshin 500 mijë euro.

Ndërkohë menjëherë pas këtij lajmi, këngëtarja ka bërë reagimin e parë.

Mesa duket ajo nuk është shqetësuar aspak dhe ka treguar do të jetë në një koncert në Gjermani.