Mediat spanjolle kanë shkruar se Lionel Messi e ka tradhtuar bashkëshorten e tij me gazetaren Sofija Martinez, e cila ndjek nga afër Kombëtaren Argjentinase.
Zërat për një tradhti të mundshme filluan pas ceremonisë së ndarjes së Topit të Artë më pak se një muaj më parë.
Gazetat spanjolle “Telecinco” dhe “ABC en 20 minutos” kanë bërë publike këtë lajm dhe pretendojnë se Messi është në prag të divorcit pas 15 vjetësh martes.
Një lajm mjaft i bujshëm duke ditur se futbollisti as nuk përshëndetet me femrat kur i kërkojnë një foto, jo më të bëhet fjalë për tradhti.
Sa i përket lajmit, një reagim nga çifti nuk ka ndodhur ende.