Ditën e sotme Einxhel Shkira feston ditëlindjen e saj të 34-t e sakaq nuk kanë munguar urimet e shumta për moderatoren.
Një urim special nuk kishte si të mos i vinte nga ana e partnerit të saj, Dj.Dagz.
Me anë të një postimi në InstaStory ku Einxhel shihet me djalin e tyre, Trev, Dagz ka shkruar:
“Jeta ime. Urime ditëlindja, e di që kjo ditëlindje do të jetë ditëlindja jote më e bukur meqë kemi dhuratën më të mirë në botë, Trevin. Të duam përjetësisht,”- shkruan ai.